Aktakuzë për falsifikim të parasë

14 shkurt 2022 | 14:48

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit A.K., për shkak të dyshimit të bazuar mirë se i njëjti ka kryer veprën penale “Falsifikimi i parasë” nga neni 296 paragrafi 2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Sipas aktakuzës, më 23.09.2021, rreth orës 12:55 në rrugën “Enver Hadri” në Prizren, me dashje duke e ditur se paraja është e falsifikuar, posedon të njëjtën me qëllim që më pas ta vë në qarkullim si të vërtetë, në atë mënyrë që hyn në një lokal pronar i të cilit është H.M., nga Prizreni, merr një pako të cigareve “Marlboro” dhe bën pagesën me kartëmonedhën në shumën prej 100 euro dhe largohet nga vendi i ngjarjes duke e marrë kusurin me vete.

“Po ashtu më 18.09.2021, rreth orës 08:20 në Prizren, i pandehuri A.K., hyn në një market, pronar i të cilit është N.M., nga Prizreni, merr dy pako të cigareve dhe bën pagesën me kartëmonedhën në shumën prej 100 euro dhe largohet nga vendi i ngjarjes duke e marrë kusurin me vete. Në të dyja rastet, është vërtetuar se kartëmonedhat janë falsifikim i plotë, përmes raportit të ekspertimit të datës 17.11.2021 nga Agjencioni i Kosovës për Forenzikë. Me këto veprime, i pandehuri A.K., ka përmbushur elementet e veprës penale ‘Falsifikimi i parasë’ sipas KPRK-së. Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, i pandehuri i lartcekur për veprën penale për të cilën akuzohet të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit”, ka njoftuar Prokuroria Themelore në Prizren.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtuesit e KOK-it, presidenti Ismet Krasniqi dhe anëtari i Bordit…