Aktakuzë për krime lufte ndaj një ish-komandanti të nënstacionit në Zhegër të Gjilanit

24 nëntor 2025 | 17:02

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj D.N., i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Krim i luftës kundër popullsisë civile”.

Aktakuza e ngritur ka të bëjë me ngjarje të ndodhura gjatë periudhës mars-prill të vitit 1999, kur i pandehuri D.N., në cilësinë e komandantit të nënstatcionit në Zhegër të Komunës së Gjilanit, akuzohet për mosndërmarrjen e veprimeve për të parandaluar krime të shumta kundër civilëve shqiptarë.

Sipas aktakuzës, D.N. nuk ka ndërmarrë asnjë veprim për të parandaluar plaçkitjet, dëbimin dhe vrasjen e 29 civilëve shqiptarë nga forcat policore dhe ushtarake serbe nën komandën e tij.

Siç raportohet në aktakuzë, D.N ishte në dijeni se më 30 mars 1999, forcat policore dhe ushtarake serbe, nën komandën e tij, kishin rrethuar fshatin Zhegër, ndërkohë që më 27 mars 1999 ishte sulmuar edhe fshati Llashticë.

Sipas prokurorisë, i pandehuri D.N. së bashku me komandantin e Stacionit të Policisë në Gjilan, kishte urdhëruar tjetërsimin e vendit të ngjarjes për të fshehur gjurmët e krimeve.

Për më tepër, edhe pse ishte njoftuar përmes një letre nga të dëmtuarit, D.N. nuk ka ndërmarrë asnjë masë, por është larguar nga vendi i ngjarjes.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pesë anëtarë të Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK) kanë lëshuar…