Aktakuzë për ngacmim seksual në një shkollë në Gjakovë

22 prill 2025 | 16:31

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka ngritur aktakuzë ndaj një të dyshuari me inicialet D.L.

I njëjti dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një vajzë të mitur.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti i Përgjithshëm, ka njoftuar opinionin publik se ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit me inicialet D.Ll., për veprën penale “Ngacmimi Seksual” nga neni 183 par.4, lidhur me par.1, të KPRK-së.

Sipas aktakuzës, ndër tjera ceket se i pandehuri me inicialet D.Ll., me datë 26.03.2025, në Gjakovë, saktësisht në Shkollën e Mesme të Ulët “M.K.”, e ngacmon seksualisht personin tjetër, e cila është viktimë e ndjeshme për shkak të moshës, duke u përfshirë në sjellje të padëshiruar verbale të natyrës seksuale ndaj të dëmtuarës/e mitur, veprime këto me të cilat të dëmtuarës/e mitur, i ka cenuar dinjitetin dhe i ka krijuar mjedis objektivisht frikësues, degradues dhe poshtërues.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që të pandehurin ta shpallë fajtor dhe të dënohet sipas ligjit për veprën penale e cila i vihet në barrë, gjithashtu të pandehurit ti vazhdohet masa e paraburgimit deri në aktgjykimin e plotfuqishëm.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Plani i qeverisë britanike për të transferuar azilkërkuesit e dëbuar…