Akti i nënshkruar nga Trumpi: Marrëveshje Kosovë – Serbi, pa shkëmbime territoriale

20 dhjetor 2025 | 09:48

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka nënshkruar Aktin për Autorizimin e Mbrojtjes Kombëtare, në të cilin është përfshirë edhe Kosova.

Në Akt shkruan se SHBA-ja duhet të vazhdojë mbështetjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë, e bazuar në njohjen e ndërsjellë, duke mos mbështetur shkëmbime territoriale, ndarje apo ndryshime të tjera të kufijve sipas linjave etnike në Ballkanin Perëndimor për zgjidhjen e konflikteve.

Poashtu, sipas Aktit, SHBA duhet t’i mbështesë demokracitë pluraliste në rajon si një mjet për të parandaluar rikthimin e konflikteve etnike.

Në këtë Akt, të nënshkruar nga Trumpi më 18.12.2025, thuhet se Marrëveshja për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, e arritur në shkurt të vitit 2023 me ndërmjetësimin e Bashkimit Europian, përfaqëson një hap pozitiv drejt normalizimit mes dy vendeve, të cilat “duhet të synojnë përparim të shpejtë në zbatimin e Aneksit të kësaj marrëveshjeje”.

“Paqja e vazhdueshme, stabiliteti dhe prosperiteti në Ballkanin Perëndimor është direkt i lidhur me mundësitë për përparim demokratik dhe ekonomik që u ofrohen qytetarëve të këtyre gjashte shteteve”- shkruan në dokument. Ky Akt fillimisht u miratua nga dy dhomat e Kongresit amerikan, e më pas u nënshkrua nga Trump. Në Akt shkruan se pasi të arrihet përparim i mjaftueshëm, SHBA duhet të shqyrtojë iniciativa për forcimin e marrëdhënieve bilaterale me të dyja vendet.”

”Kjo sipas Aktit, përfshin Dialogun strategjik dypalësh dhe nisma konkrete për thellimin e lidhjeve ekonomike dhe investimeve. Poashtu, Akti mbështet zgjerimin e NATO-s në Ballkanin Perëndimor, duke përfshirë edhe perspektivën e anëtarësimit të Kosovës në Aleancë, si dhe anëtarësimin në BE. Ligji për politikën e mbrojtjes vjetore prej gati 1 trilion dollarësh, pavarësisht dispozitave të futura nga Kongresi që ofrojnë ndihmë të re për Ukrainën dhe frenojnë aftësinë e tij për të ulur përfshirjen e SHBA-së në mbrojtjen e Evropës. Akti i Autorizimit të Mbrojtjes Kombëtare për vitin fiskal 2026, ose NDAA, autorizon një rekord prej 901 miliardë dollarësh në shpenzime ushtarake vjetore, 8 miliardë dollarë më shumë sesa kërkoi Trump. Kosova dhe Serbia janë në bisedime të ndërmjetësuara nga Bashkimi Europian për normalizimin e marrëdhënieve nga viti 2011. Ky proces fillimisht kishte nisur për çështje teknike, për të kaluar më pas në nivel politik. Në mars të vitit 2023, në Ohër të Maqedonisë së Veriut, kryeministri tashmë në detyrë i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ranë në ujdi që të zbatojnë Aneksin e Marrëveshjes Bazike që ishte arritur në Bruksel, në ditët e fundit të shkurtit të atij viti. Dy liderët u pajtuan që Kosova dhe Serbia të zhvillonin marrëdhënie normale të fqinjësisë së mirë me njëra-tjetrën dhe ndër tjera t’i njihnin dokumentet relevante dhe simbolet kombëtare të njëra-tjetrës, përfshirë pasaportat, diplomat, targat e automjeteve dhe vulat doganore. Marrëveshja me 11 nene, ndër tjera parasheh edhe një nivel të vetëmenaxhimit për komunitetin serb në Kosovë dhe njohje të ndërsjellë të simboleve shtetërore, ndërsa kërkon nga Prishtina dhe Beogradi që t’i zbatojnë, po ashtu, të gjitha marrëveshjet e mëhershme të arritura gjatë dialogut. Megjithatë kjo marrëveshje ende ka mbetur e pazbatuar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga: Alajdin Fusha Sot, më 19.12.2025, festojmë me krenari 19-vjetorin…