Aktivistet i reagojnë Qeverisë: Protestës iu përgjigjën me dhunë policore

08 mars 2024 | 21:20

Aktivistet i kanë reaguar Qeverisë së Kosovës pas dhunës në protestën e sotme në marshin e përvitshëm të tetë marsit.

Faqja “Marshojmë, s’festojmë” përmes një reagimi, ka thënë se Qeveria sot ua mori aktivisteve të drejtën për protestë, duke ua ndaluar përdorimin e hapësirave publike.

“Sot, Policia e Kosovës dhunshëm i shtyu e i rrëzoi protestueset paqësore, duke mos i lënë të lëvizin lirshëm dhe ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre kushtetuese në protestë. Dhuna e ushtruar sot nga ana e Policisë ishte krejtësisht e panevojshme, jo-proporcionale dhe e paarsyeshme. Policia u tregua efektive në zmbrapsjen e aktivisteve, por e njejta vazhdimisht dështon kur gratë vriten dhe përdhunohen, në hapësira private e publike.” – thuhet në komunikatë.

Tutje, thuhet se kjo dhunë kishte qëllim pamundësimin e shprehjes së kërkesave. Sipas tyre, reagimi i sotëm i Policisë, u bë me urdhër të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe direct nga Qeveria.

“Ne sot kërkuam autonomi mbi trupat tanë, e mbi trupat tanë u lëshua dhunë policore. Prandaj, reagimi i Policisë në marshin e sotëm, me urdhër të Ministrisë së Punëve të Brendshme, direkt nga Qeveria e Kosovës, është mesazh për aktivistet feministe. Dhuna e sotme, ka për synim të na heshtë!”

Por ne nuk do të ndalim luftën. Qëndrojmë të vendosura, për njana-tjetrën. Si të tilla, ne do të kërkojmë që dhuna e sotme e ushtruar ndaj aktivisteve feministe, të dënohet si shkelje kushtetuese, e së drejtës tonë themelore në protestë.” – thuhet në fund të reagimit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka qenë në Stamboll të premten…