Aktivisti i PSD-së e konfronton në rrugë Kusari-Lilën: A ke folur më me Radojiçiqin? (video)

02 gusht 2023 | 17:14

Aktivisti i Partisë Socialdemokrate, Frashër Krasniqi, e ka takuar në rrugë shefen e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila.

Në një video të publikuar nga vetë ai në “Facebook”, Krasniqi dëgjohet duke e pyetur Kusari-Lilën se a ka folur më me të dyshuarin për krime, Milan Radojiçiq.

“A i keni hala mirë marrëdhëniet?”, e ka pyetur Krasniqi, Kusari-Lilën.

Më tutje, Krasniqi i ka thënë asaj se pse nuk po e pranon që ka folur, megjithëse, në përgjimet e publikuara nga “Nacionale”, ajo ia kishte konfirmuar ish-deputetit të Listës Serbe, Sllavko Simiq se ka pasur biseda edhe me Radojiçiqin.

Aktivisti i PSD-së i ka thënë shefes së deputetëve të LV-së që këta, po e akuzojnë opozitën për bashkëpunim me Listën Serbe, derisa vetë po e bëjnë këtë gjë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Altin N. Ademi Pabarazia si shprehje e realiteteve shoqërore është…