Aktivisti rus tregon si mund të jetë vrarë Navalny: Pasi e lanë në -27 gradë Celsius, përdorën metodën klasike të KGB-ja

21 shkurt 2024 | 17:25

Vdekja e kryeopozitarit rus Alexei Navalny mbetet ende mister, teksa autoritete ruse nuk kanë dorëzuar trupin e pajetë të familjarët si dhe nuk kanë pranuar një hetim të hapur ndërkombëtar.

Autoritetet e burgut thanë në fillim se shkak ishte bërë një trompozë që Navalny kishte pësuar, pasi ishte ndjerë keq teksa po shëtiste brenda burgut.

Më pas, disa kanale në “Telegram” ngritën dyshimet se një ditë para vdekjes së Navalnyt, në koloninë penale ku ai mbahej në Siberi, kishte patur prezencë të shtuar të agjentëve rusë.

Por aktivisti rus i të drejtave të njeritu Vladimir Osechkin, ka rrëfyer një version tepër të frikshëm për atë se si mund të ketë vdekur Navalny.

Ai thotë se nga burimet (të paidentifikuara nga punonjës brenda burgut), ka mësuar se Navalny është lënë për 2 orë e gjysmë jashtë qelisë së tij, në temperatura deri në -27°C. Kjo sipas tij është bërë që t’i ngadalësojnë dhe t’i dobësojnë rrahjet e zemrës. Më pas ai është vrarë me metodën klasike që përdorte KGB-ja “një grusht”, duke i dhënë një goditje fatale me grusht në zemër.

Ai më tej argumenton se kjo është arsyeja që trupi i Navalny mund të zhduket përgjithmonë, pasi ka shenja të nxirjes rreth zemrës.

Ish të burgosurit që kanë vuajtur më parë dënime në rajonin e Arktikut kishin raportuar më parë të tjerë të burgosur që ishin vrarë nga rojet në këtë mënyrë, tha Osechkin.

Autoritetet ruse kanë refuzuar t’ia dorëzojnë trupin e tij familjes, duke thënë se ishte i nevojshëm për një “ekzaminim kimik” dy-javor, tha ndihmësja e Navalny, Kira Yarmysh.

Osechkin tha se nuk mendon që Navalny të ketë vdekur si pasojë e helmimit me agjentin nervor Novichok, siç dyshon e veja e tij Yulia.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu po e…