Aktivizohet ekrani për kontrollin e cilësisë së ajrit në Obiliq

10 maj 2020 | 22:33

Në qendër të qytetit përkatësisht në sheshin “Aziz Zhilivoda“, është vendosur dhe aktivizuar ekrani mobil për matjen e cilësisë së ajrit në Komunën e Obiliqit.

“Ky ekran kontrolli është dhuruar nga JICA (Agjencia Japoneze e Bashkëpunimit Ndërkombëtar) në kuadër të një projekti bashkëpunues me MMPH-në dhe Drejtorin e Mjedisit”, njofton komuna.

Tashmë, qytetarët do kenë mundësi të njoftohen për cilësinë e ajrit dhe nivelin e ndotjes së ajrit në kohë reale. Gjendja momentale e ajrit është e mirë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar…