Aktori Hadi Shehu nderohet me pullë postare

05 nëntor 2019 | 15:12

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka pritur në takim familjen e aktorit Hadi Shehu, me ç’rast i ndau pullën postare me figurën e tij, si shenjë respekti për punën dhe kontributin e dhënë nga aktori Shehu.

“Sot është një ditë shumë e rëndësishme për të gjithë ne, pra lansimi i pullës postare dedikuar aktorit Hadi Shehu, duke vlerësuar lart figurën e tij në art”, ka deklaruar ministri Gashi.

Ndërkaq familjarët e aktorit Shehu kanë falënderuar ministrin Gashi për iniciativën e marrë duke shprehur mirënjohjen për kujdesin e treguar institucional ndaj tij.

/Epoka e re/ 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës, e drejtuar nga…