Aktori i famshëm Danny Masterson rrezikon 45 vite burg, tri gra e akuzojnë për përdhunim

25 maj 2021 | 11:37

Aktori i njohur, Danny Masterson, do të gjykohet për përdhunimin e tri grave 20 vite më parë.
Për Masterson, i njohur për rolin e tij tek “That 70s Show” gjyqtarja e Gjykatës Supreme të Qarkut të

Los Anxhelos Charlaine, F. Olmedo urdhëroi që të gjykohej për tre akuza që mund ta çonin atë për 45 vite pas hekurave.
Prokurorja paraqiti provat e saj, që përfshinin dëshmi dramatike dhe emocionale nga tre gra, që morën guximin për të thënë se Masterson i përdhunoi në vitin 2001 dhe 2003.
Nga ana tjetër, Masterson ka mohuar akuzat. Avokati i tij, Thomas Mesereau, tha se Masterson kishte marrëdhënie seksuale konsensuale me gratë dhe se ai do të provonte pafajësinë e klientit të tij.

Mesereau nuk pranoi të komentonte mbi vendimin e gjyqtarit jashtë gjykatës. Gjatë seancës, Mesereau sfidoi në mënyrë të përsëritur gratë për mospërputhje në historitë e tyre që kur thanë vitet në të cilët ishin përdhunuar.
Gjykatësi tha se shpjegimet e grave janë të besueshme dhe se mësimet e kishës i kanë ndaluar ato të mos raportonin akuzat në polici për vite me radhë.

Danny Masterson Rape Accuser Says Scientology Would Have 'Destroyed Me' for  Calling Police

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bashkimi Evropian ra dakord të hënën që të vendosë sanksione…