Aktori i famshëm tregon pse është penduar pas shkurorëzimit

21 shkurt 2020 | 11:08

Gjatë një intervistë për “New York Times”, Ben Affleck tha se divorci është gjëja për të cilën është penduar më shumë. Ai dhe ish-bashkëshortja Jennifer Garner finalizuan divorcin e tyre në vitin 2018 pas periudhave të gjata të krizës mes tyre.

“Gjëja për të cilën jam penduar më shumë në jetë është divorci. Ndjesia e turpit është toksike. S’ka asgjë të mirë që vjen si pasojë e turpit. Është vetëm një ndjesi që ta ulë vlerësimin për veten”, u shpreh aktori, referuar problemeve me alkoolin dhe paqëndrueshmërisë emocionale.

Ylli i filmave sot është rikuperuar, por thotë se pija ishte një nga shkaqet që shkatërroi martesën e tij me Garnerin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjatë një intervistë për “New York Times”, Ben Affleck tha…