Aktori i famshëm Will Smith rrëfen momentin kur mendoi vetëvrasjen: Zbulova se…

31 tetor 2021 | 12:16

Aktori Will Smith është bërë pjesë e një akti me seri të Youtube të quajtur “Best Shape of My Life”, ku do të dëshmojë transformimin e tij fizik në disa javë.

Ai synon të humbasë 20 kilogramë në 20 javë. Aktori 53-vjeçar shihet në trailerin e serialit duke shkruar kujtimet e tij, duke u ushtruar dhe i ulur rreth një tavoline me fëmijët e tij Trey, 28 vjeç, Willow, 20 vjeçe dhe Jaden, 23.

Smith dëgjohet të thotë në trailer se filmimi i shfaqjes bëri që ai të zbulonte shumë gjëra të fshehura për veten e tij.

“Kur fillova këtë shfaqje, mendova se po hyja në formën më të mirë të jetës sime fizikisht, por mendërisht isha diku tjetër. Përfundova duke zbuluar shumë gjëra të fshehura për veten time. Ishte e vetmja herë në jetën time që kam menduar ndonjëherë vetëvrasjen,” -tha ai.

Nuk është e qartë se kur aktori i pati këto mendime vetëvrasëse. Seriali publikohet më 8 nëntor.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Herët a vonë, serbët do të goditen nga një politikë…