Aktori i njohur gjendet i varur në banesën e tij

14 qershor 2020 | 15:39

Aktori i njohur i Bollywoodit, Sushant Singh Rajput, është gjet i vdekur në rezidencën e tij në Mumbai të dielën, ka njoftuar policia indiane.

Zëdhënësi i policisë Mumbai, Pranaya Ashok, ka konfirmuar vdekjen duke thënë  se detajet po hetohen.

Rajput, i cili filloi si aktor në TV, bëri debutimin e tij në Bollywood në 2013 me regjisorin Abhishek Kapoor në “Kai Po Che”, bazuar në librin e Chetan Bhagat.

Mediet sociale u vërshuan me ngushëllime për aktorin, me shumë duke reaguar ndaj lajmit me mosbesim. “Sushant Singh Rajput … një aktor i ri i ndritur shkoi shumë shpejt”, ka shkruar në  “Twetter” kryeministri indian Narendra Modi.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Anëtari i Kryesisë së Nismës Socialdemokrate dhe kryetari i Degës…