Aktori i njohur i Batman, kërkon fotografi nga Kosova për projektin e tij

05 shtator 17:44

Një kërkesë jo të zakonshme, e ka bërë së fundi aktori i njohur hollivudian, Joseph Gordon – Levitt, përmes së cilës, kërkon fotografi interesante nga Kosova.

Levitt nuk jep shumë detaje, por thotë se bëhet fjalë për një projekt të ri shumë interesant.

Ylli i njohur i filmave: ”The Dark Knight Rises”, ”Snowden”, ”Don Jon”, ”The Walk”, ”Inception” dhe ”The Trial of the Chicago 7”, në rrjetin social facebook kërkon nga banorë të Kosovës dhe jo vetëm, fotografi nga lokacione të ndryshme.

Në krah fotos së realizuar në Kosovë ai shkruan: “Hey Kosova!  Jam duke kërkuar fotografi interesante të realizuara nga kudo në Kosovë për një projekt të ri. Kështu që gjeni një foto tuajën dhe dërgojeni në këtë Link”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një helmim në masë, dyshohet të ketë ndodhur në fshatin…