Aktori i njohur Bill Cosby u shpall fajtor në gjyq për “ngacmim seksual”

29 prill 2018 | 13:25

Komediani amerikan Bill Cosby u shpall fajtor për tri akuza për ngacmime seksuale, ku secila përmban 10 vjet burgim.

Aktori 80-vjeçar ishte në gjykatë si i pandehur me pretendimin se ka droguar, më pas ngacmuar seksualisht ish-basketbollisten Andrea Constand në 2004-n.

Cosby, aktori i parë i famshëm me ngjyrë, do të mbetet jashtë burgut deri në përfundim të gjykimit në shkallët më të larta të gjyqësorit, urdhëroi gjyqtari.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komediani amerikan Bill Cosby u shpall fajtor për tri akuza…