Aktori Scott Disick ndahet nga modelja e njohur

28 maj 2020 | 13:19

Tashmë është zyrtare, aktori Scott Disick dhe modelja Sofia Richie i kanë dhënë fund lidhjes së tyre.

Lajmin e ka bërë të ditur një burim për revistën “Page Six”, duke u shprehur se marrëdhënia e tyre kishte përjetuar disa kriza kohët e fundit.

Scott është duke u përballur me disa probleme emocionale, si rrjedhojë e traumave të kaluara dhe u detyrua të shkojë në një qendër rehabilitimi.

Burimi shprehet se Scott ishte kthyer sërish në gjendjen e tij të mëparshme dhe Sofie u lodh shumë nga situatat që u krijuan.

Marrëdhënia e tyre ka qenë më ulje-ngritje të vazhdueshme. Çifti filloi lidhjen e tyre në vitin 2017, u ndanë në vitin 2018 sepse modelja dyshoi për një tradhëti nga ana e Scott, por nuk kaloi shumë kohë dhe ata u kthyen sërish bashkë.

Nuk dihet me siguri nëse ndarja e tyre këtë herë është përfundimtare, mbetet të shihet reagimi nga ana e tyre. /tvklan.al/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë (OEAK) kërkon konsensus gjithëpërfshirës politik…