
Aktori turk me prejardhje shqiptare rreh shoferin e autobusit, kjo është arsyeja
04 prill 2022
| 16:03
Një nga aktorët më të premtues aktualisht në Turqi, Burak Yoruk, i cili ka deklaruar se ka prejardhje shqiptare ka përfunduar në polici. Kjo pasi Buraku u përfshi në një incident ku ka goditur shoferin e autobusit.
Zënka nisi pasi ky i fundit nisi të ofendonte të dashurën e aktorit. Më pas 26-vjeçari përmes një postimi në rrjetet sociale ka treguar se si ndodhi ngjarja.
Ai ka treguar që nuk mbështet dhunën në asnjë lloj forme, mirëpo shpjegoi se u vendos në një pozitë tepër të vështirë kur shoferi kishte shtyrë, ofenduar me fjalë të rënda të dashurën pas një situate të ndodhur në trafik.