AKTORI

25 dhjetor 16:33

Sadik Krasniqi

Sa herë lindur
e sa herë vdekur
herë mbret
herë duarthatë.

I fortë si shkëmb
kala
kështjellë
fortifikatë

Ndrit si diell
si yll është kozmos
është vullkan që shpërthen
kur e liga zë vend.

Është si fëmijë
i virgjër
me butësi
e ndjesi.

Shpeshherë trajtuar si grimcë e vogël
letër e shkruar
e shkarravitur
djegur e shkrumbuar
gumëzhitur e hedhur në kosh plehrash.

Është bardhësi
është ujë i kulluar
që rrjedh e nuk ndalet
me ngjyrën e qiellit.

Të gjithëve ju jep
asgjë për vete nuk merr.

Udhëton nëpër kohë
nga atje larg në lashtësi
ku as historia nuk mbërrin
përshkon të sotmen e shpon të ardhmen
si vetëtimë
hap shtigje për njerëzinë
gjithherë ushqehet
me të bukurën dhe mirësinë.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Për nder të legjendës së futbollit shqiptar, Fadil Vokrrit, sot…