Aktorja 57-vjeçare e “lodhur” nga të qenit kaq seksi: Nuk mund ta mbaj këtë ‘post’ gjatë gjithë kohës

10 shtator 2021 | 13:16

Ylli i “Real Housewives of New York”, Sonja Morgan, i ka lënë të gjithë pa fjalë teksa ka bërë një deklaratë të papritur për jetën personale.

57-vjeçarja, e cila po luan në shfaqjen e saj “Sonja in Your City”, dha një përgjigje që i habiti të gjithë kur u pyet nëse ka dikë në jetën e saj.

“Unë jam shumë e lodhur nga të qenit kaq seksi. Nuk mund ta mbaj këtë ‘post’ gjatë gjithë kohës. Jam e lodhur”, u shpreh aktorja e njohur.

Biondja bukuroshe shtoi më pas se “është dembele” dhe se “duhet ta zgjosh për t’i thënë se gjithçka ka mbaruar”. Sonja është shprehur se “nuk mund ta duroj këtë”.

E teksa është në kërkim të partnerit “të duhur”, 57-vjeçarja është nënë beqare. Ajo ka një vajzë, e cila quhet Quincy.

Kujtojmë se ylli televiziv u martua me John Adams Morgan në vitin 1998 dhe u divorcua në vitin 2006.

Aktorja 57-vjeçare e “lodhur” nga të qenit kaq seksi:Aktorja 57-vjeçare e “lodhur” nga të qenit kaq seksi:Aktorja 57-vjeçare e “lodhur” nga të qenit kaq seksi:Aktorja 57-vjeçare e “lodhur” nga të qenit kaq seksi:Aktorja 57-vjeçare e “lodhur” nga të qenit kaq seksi:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Analisti politik Alber Krasniqi ka bërë me dije se presidentja…