Aktorja e Hollivudit: Faleminderit Shqipëri me gjithë zemër!

30 mars 2020 | 10:15

Dërgimi i mjekëve dhe të infermierëve shqiptarë në Itali është përgëzuar dhe vlerësuar nga e gjithë bota. Ky gjest, mesa duket, ka prekur edhe aktoren e njohur të Hollivudit, Sharon Stone, e cila njihet për shumë filma të suksesshëm, sidomos për filmin e vitit 1992 “Basic Instinct”.

Ajo e ka falënderuar Shqipërinë në rrjetin social “Instagram”.

“30 vjet më parë Italia vendosi t’i ndihmojë ata. Sot Shqipëria po dërgon doktorë dhe infermierë për ta ndihmuar Italinë. Faleminderit Shqipëri me gjithë zemër!”

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në krahasim me gjithë Europën, Suedia ende jeton normalisht sot.…