Aktorja e njohur: Rrezikova të vdisja si Lady Diana

11 prill 2019 | 20:29

Aktorja e njohur Scarlett Johansson ka bërë një rrëfim shokues lidhur me një eksperiencë e cila mund t’i kushtonte jetën.

Aktorja thotë se pas një interviste iu desh që të dilte nga dera e pasme, për të shmangur fotografët. Ajo thotë se hipi në makinë me shoferin dhe dy persona të stafit, por kjo gjë nuk funksionoi, pasi paparacët e ndoqën pas për ta fotografuar.

Kështu shoferi i Johansonn u detyrua që të shpejtojë, teksa ndiqeshin nga fotografët.

Në këto kushte aktorja i kërkoi shoferit që të devijojë dhe ti drejtoheshin stacionit të parë të policisë.

“Paparacët po sillen gjithnjë e më rrezikshëm duke ndjekur dhe shqetësuar personat. Pas vdekjes tragjike të princeshës Diana, rrezikova që të kisha të njëjtin fund. Shumë paparacë e kanë të kaluarën me precedentë, madje arrijnë që të bëjnë krime vetëm për të fotografuar atë që duan”, tregoi aktorja për ‘Hollywood Reporter’.

Ajo shton se pas intervistës për Jimmy Kimmel Show, u ndoq nga pesë makina me xhama të zinj, të cilët ecnin me shpejtësi duke krijuar momente të rrezikshme.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës ka arrestuar dy meshkuj dhe një grua…