Aktorja thyen kodin e veshjes në Kanë

20 maj 2025 | 12:22

Aktorja Halle Berry është një nga shumë personazhet e famshëm që kanë ecur në tapetin e kuq të Festivalit të Filmit në Kanë.

Me gjithë lajmërimet për rregulla strikte, ajo prapë i shkeli ato, të paktën pjesërisht, me veshjen e saj, transmeton indeksonline.

Aktorja mbërriti në Kanë me një fustan të kuq të errët me dekolte përpara dhe një pjesë voluminoze që zgjatej në bisht.

Ju kujtojmë se Festivali i Filmit në Kanë ndryshoi kodin e veshjes këtë vit. Sipas tyre, veshja e “fustaneve voluminoze ose fustaneve me bisht” është e ndaluar, ashtu si edhe “veshjet e zhveshura” në mënyrë që të “sigurohet një sjellje më e mirë”.

Midis shumë personazheve të famshëm që ecën në tapetin e kuq, kishte edhe nga ata që thyen kodin e veshjes.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të enjten zhvillohet ndeshja e dytë finale e plejofit në…