Akuza për kufijtë, Bumçi: Rama dhe Vuçiq, pjesëmarrës për ndarjen e Kosovës

14 shtator 2021 | 23:45

Kryeministri shqiptar Edi Rama dhe presidenti serb Aleksandar Vuçiq ishin pjesëmarrës në idenë për ndarjen e Kosovës, tha në emisionin “Now” ish-ministri i Jashtëm Aldo Bumçi.

Përveçse i sheh Ramën dhe Vuçiqin të përfshirë në idenë për shkëmbimin e territoreve mes Kosovës dhe Serbisë, Bumçi tha se ishte pikërisht kancelarja Merkel e cila i shkëputi duke i mbajtur afër e duke iu dhënë kapital politik.

Kështu, sipas Aldo Bumçit, dy liderët ballkanik u fokusuan në një projekt të ri, Open Balkan.

“Këta ishin pjesëmarrës në ndarjen e Kosovës. Merkel u dha pushtet, kapital politik, i merrte në takime pafund. Dy drejtues morën kapital politik dhe punuan për një projekt tjetër”, u shpreh Aldo Bumçi.

Ideja për shkëmbimin e territoreve mes Kosovës dhe Serbisë prodhoi debate në sferën politike në Ballkan, por edhe në Evropë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kritik në punën e Gjykatës Speciale është treguar profesori nga…