Akuzat për monarki e arbitraritet, vjen reagimi i fundit nga kabineti i Vjosa Osmanit

06 mars 2026 | 20:09

Shefja e stafit të presidentes, Vjosa Osmani, Learta Hollaj ka reaguar për dekretin e nxjerrë nga e para e shtetit për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës.

“Presidentja zbatoi atë që Kushtetuta kërkon. Pra, kreu një detyrim kushtetues e jo një dëshirë. Ajo do ta shkelte Kushtetutën sikur mos ta nxirrte një dekret të tillë.

Ta akuzosh atë për verbërim pushteti, monarki, arbitraritet e lloj-lloj fyerjesh që është turp t’i përmendim këtu, tregon se nuk keni as tolerancë minimale për njerëzit që thjesht mund të kenë interpretim ndryshe të Kushtetutës nga ai i juaji. Presidentja vetë ka thënë se e mirëpret dërgimin e këtij dekreti në Gjykatën Kushtetuese dhe se çfarëdo vendimi do ta respektojë.

Në një republikë, zelli për Kushtetutën është detyrë, jo ambicie”, ka shkruar ajo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-ambasador i Kosovës në Francë, Qëndrim Gashi, ka reaguar lidhur…