
Al Ain synon transferimin e Gjimshitit
15 maj 2025
| 15:38
Skuadra nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Al Ain nuk po heq dorë nga shërbimet e mbrojtësit të Kombëtares së Shqipërisë, Berat Gjimshiti. Bëhet e ditur se Al Ain pritet se shpejti ta kontaktoj Atalantan në lidhje me Gjimshitin, të cilin po synon ta transferoj këtë verë.
Gjimshiti po shihet si përforcim i duhur në mbrojtje kurse për kartonin e tij është gati të ofrojë mbi 10 milionë euro. Al Ain po dëshiron ta ketë Gjimshitin në radhët e veta për Botërorin e klubeve, turne që nis muajin tjetër. Gjimshiti ka kontratë me Atalantan deri në vitin 2027 kurse Al Ain është në Grupin G të Botërorit të klubeve së bashku me Juventusin, Manchester Cityn dhe Wydad.