Al Hilal arrin marrëveshje me Theo Hernandez

07 korrik 2025 | 12:16

Theo Hernandez do të largohet përfundimisht nga Milani. Mbrojtësi i majtë francez do ta vazhdojë karrierën në Arabinë Saudite, përkatësisht te Al Hilal.

Në fakt, klubi nga Saudi Pro League ka arritur marrëveshje me “Rossoneri” për transferimin e futbollistit, me të cilin e kishte gjetur gjuhën e përbashkët paraprakisht. Nga shitja e futbollistit francez Kuqezinjtë do t’i fitojnë 25 milionë euro.

Një mbrojtës kualitativ i krahut të majtë për trajnerin Simone Inzaghi. 27-vjeçari ishte transferuar tek Milani në vitin 2019 ndërsa para pak vitesh ishte njëri prej mbrojtësve të majtë më të mirë në botë. E së fundmi kishte rënie të formës dhe probleme me trajnerët e me disiplinën. Tash Milani do të vihet në kërkim të një mbrojtësi të majtë kualitativ.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, ka kërkuar nga deputetët e…