Al-Hilal i ofron 120 milionë euro për 4 sezone Zaniolos

11 korrik 2023 | 11:56

Skuadra arabe e Al-Hilal nuk ndalet në merkato, duke shpresuar të sjellë një tjetër yll të futbollit. Bëhet fjalë për mesfushorin italian Nicolo Zaniolo, aktualisht pjesë e ekipit turk të Galatasaray, me të cilin u shpall kampion sezonin e fundit.

Sipas medieve italiane, skuadra arabe i ka ofruar një rrogë marramendëse mesfushorit 24-vjeçar: 120 milionë euro për 4 sezone (30 milionë për sezon).

Një shifër vërtet e çmendur për mesfushorin e kombëtares italiane. Gjithsesi, Zaniolo i ka kërkuar klubit arab pak kohë për të vendosur dhe si përgjigje ka marrë 15 ditë afat për të vlerësuar ofertën.

Mesfushori pat deklaruar pak ditë më parë dëshirën për t’u rikthyer në Itali, ku synonte të luante me Juventus. Kjo ofertë e çmendur nga Arabia ka përmbysur planet e mesfushorit, që joshet nga rroga e majme, që nuk do ta gjejë në asnjë klub tjetër. Pritet që brenda datës 20 korrik Zaniolo të vendosë për të ardhmen e tij.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) ka thënë se janë identifikuar…