Al Hilal synon transferimin e Osimhenit dhe Hernandezit

19 qershor 2025 | 12:50

Al Hilal nuk ka ndërmend të ndalet vetëm me blerjen e Simone Inzaghit, por klubi saudit pritet të nis një tjetër ofensivë, këtë herë për t’i dhuruar teknikut italian disa lojtarë klasi. Sipas “Sky Sport”, Al Hilal është i fiksuar pas idesë për të transferuar në Arabinë Saudite sulmuesin e Napolit, Victor Osimhen.

Nigeriani do të rikthehet në Napoli pas huazimit te Galatasary, në pritje për të kuptuar se cili është plani i trajnerit Conte apo i presidentit De Laurentiis.

Jo vetëm Osimhen, Al Hilal është vënë në ndjekje edhe të Theo Hernandez, të gatshëm të plotësojnë çdo kërkesë ekonomike të Milanit, por dhe të lojtarit, pasi pjesa më e vështirë është të bindur anësorin francez që të largohet nga Evropa.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tri ditë pas çlirimit të Gjilanit, plagosja në qytet e…