
Al Hilali interesohet për Inzaghin
18 prill 2025
| 13:03
Interi është gati të rinovon kontratën me trajnerin Simone Inzaghi, por në anën tjetër vijojnë zërat se Al Hilal është gati të rrëmben trajnerin italian.
Teksa Inter eliminoi Bayern Munich për të fituar një vend në gjysmëfinalet e Champions League kundër Barcelonës, emisarë nga Al Hilal gjenden në Milano.
Klubi ambicioz saudit po kërkon trajnerin e Inter për të tentuar një vend si protagonist në Kupën e Botës për Klube. Për momentin duket se tek Interi nuk janë të shqetësuar, por me paratë arabe asgjë nuk është e pamundur.
Sipas “Gazzetta dello sport”, ekipi i Al Hilal është gati të vendosë në tavolinë një kontratë 20 milionëshe dhe, ndërkohë, të pasuronte skuadrën me disa lojtarë të nivelit të lartë.