
Al Hilali me ofertë marramendëse për Fernandesin
Kapiteni i Manchester United, Bruno Fernandes, mund të jetë objektiv i një oferte të majme nga skuadra saudite Al Hilal këtë verë. Lajmi është konfirmuar nga e përditshmja “Daily Mail”. Mediat konfirmojnë se përfaqësuesit e lojtarit portugez zhvilluan bisedime me Al Hilal të hënën.
Gjithashtu, ka pasur një kontakt fillestar midis dy klubeve vitin e kaluar përpara se Fernandes të nënshkruante kontratën e tij të re në “Old Trafford”. Kontrata e tij me “djajtë e kuq” skadon në verën e vitit 2027, e cila ka një mundësi zgjatjeje 12-mujore. Gjithsesi, vështirë se Manchester United do të heqë dorë nga kapiteni, që ka qenë shpesh vendimtar këtë sezon.
Në mars, Fernandes u lidh me një transferim te Real Madrid, gjë që e shtyu trajnerin Ruben Amorim, të deklaronte se bashkëkombësi i tij nuk do të largohet nga klubi. Sulmuesi, këtë sezon, ka shënuar 19 gola dhe ka dhënë 18 asistime në të gjitha garat.