Al Nassr – Al Hilal, derbi që mund ta vendosë titullin në Arabinë Saudite
Sonte nga ora 20:00 zhvillohet një nga ndeshjet më të mëdha të futbollit aziatik, derbi mes Al Nassr dhe Al Hilal, rivaliteti më i zjarrtë në Lindjen e Mesme, ku në lojë është edhe titulli kampion në Saudi Pro League.
Al Nassr hyn në këtë sfidë si lider i kampionatit me 82 pikë pas 32 ndeshjeve, ndërsa Al Hilal renditet në pozitën e dytë me 77 pikë, por me një ndeshje më pak të zhvilluar. Skuadra e Cristiano Ronaldos e di se një fitore sonte do ta afronte shumë pranë titullit kampion, ndërsa Al Hilal i Simone Inzaghit synon të rikthejë garën plotësisht të hapur deri në javën e fundit.
Atmosfera në Riad pritet të jetë elektrizuese, pasi bëhet fjalë për dy klubet më të mëdha të Arabisë Saudite, me rivalitet që ka vite të tëra histori dhe përballje të zjarrta.
Në duel pritet të zbresin yje si Cristiano Ronaldo, Sadio Mane, Joao Felix e Marcelo Brozovic te Al Nassr, ndërsa Al Hilal llogarit në emra si Karim Benzema, Sergej Milinkovic-Savic, Ruben Neves dhe Malcom.
Në 67 përballjet e fundit mes tyre, Al Hilal ka dominuar me 38 fitore, ndërsa Al Nassr ka fituar 14 herë, kurse 15 ndeshje kanë përfunduar baras.



