Al-Nassri e dëshiron edhe Modriqin
25 janar 2023
| 11:18
Al-Nassr nuk e ka ndërmend të ndalet, pasi Cristiano Ronaldo ishte vetëm hapi i parë pasi sheikët saudit vijojnë projektin e tyre për të qenë në qendër të opinionit sportiv.
Sipas medieve vendase, Al-Nassr ka rezervuar shërbimet e Luka Modriq. Mesfushori kroat, lideri absolut i Real Madrid, i ka thënë “Po” propozimit të Al-Nassr.
Modriq pritet të transferohet në fund të këtij sezoni për të formuar edhe një herë dyshen me Ronaldon.




