Al Nassri me ofertë marramendëse për Spallettin

12 qershor 2025 | 11:46

Trajneri Luciano Spalletti që u shkarkua ditë me parë nga detyra e trajnerit të Italisë ka përfunduar në syrin e Al Nassrit.

Ish-komisioneri teknik u bë menjëherë një nga trajnerët më të rëndësishëm në treg dhe siç raportohet nga “Gazzetta dello Sport”, propozimi i klubit arab mbërriti menjëherë nga Arabia Saudite, e cila duhet të gjejë një trajner të ri duke pasur parasysh ndarjen e afërt me Stefano Piolin, gati për t’u kthyer në Itali.

Në ditët në vijim, Al Nassr do të ndërpresë kontratën prej rreth 12 milionë dollarësh në sezon me Piolin, më pas do të kenë mundësinë të zyrtarizojnë propozimin për Luciano Spallettin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një avion pasagjerësh i “Air India” u rrëzua gjatë ngritjes…