Al Nassri përgatit kontratë të re për Ronaldon

02 qershor 2025 | 12:25

Al Nassr për një kontratë të për Cristiano Ronaldon, me synimin për ta mbajtur yllin portugez përtej marrëveshjes aktuale. Klubi saudit shpreson të paraqesë planet e tij shumë shpejt dhe të marrë një përgjigje të menjëhershme, shkruan gazetari i njohur Fabrizio Romano.

“Al Nassr është gati t’i prezantojë Cristianos projektin e tyre të ri dhe po shpreson të arrijë një marrëveshje të re për të vazhduar bashkëpunimin. Klubi po përgatit disa ndryshime të rëndësishme për të bindur Ronaldon dhe për të finalizuar rinovimin e kontratës”, shkruan Romano.

Përveç rinovimit të Ronaldos, Al Nassr ka vënë në shënjestër disa përforcime për afatin kalimtar të verës. Sulmuesi kolumbian i Liverpoolit, Luis Diaz, dhe mbrojtësi sllovak i Feyenoordit, David Hancko, janë mes objektivave të klubit për të forcuar skuadrën.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Jashtme e Ukrainës, ka konfirmuar se delegacioni ukrainas…