
Al Trade Center marrëveshje sponsorizimi me FFK-në
Numri i bizneseve të cilat po vendosin të bashkëpunojnë me Federatën e Futbollit të Kosovës po rritet gjithnjë e më shumë.
Sot, presidenti i FFK-së, Agim Ademi ka arritur marrëveshje me sponsorin e ri, kompaninë Al Trade Center.
Marrëveshja është nënshkruar nga Ademi dhe drejtori i marketingut dhe burimeve njerëzore në Al Trade Center, Artan Ramaj.
Kësisoj me radhë të gjitha kompanitë e mëdha kosovare dhe ato që operojnë në vend po bëhen partnere të FFK-së.
FFK falënderon të gjithë sponsorët dhe njëherësh i është mirënjohëse institucioneve, parasegjithash MKRS-së, që po e realizojnë në mënyrë të shpejtë Ligjin mbi Sponsorizim.
Gjatë nënshkrimit të marrëveshjes presidenti Ademi shprehu falënderimin e tij dhe të KE të FFK-së për kompaninë Al Trade Center që ka vendosur për ta mbështetur zhvillimin e futbollit.
Në anën tjetër, edhe përfaqësuesi i kompanisë, Artan Ramaj u shpreh i lumtur për mundësinë e krijuar që të jenë partner të FFK-së dhe kësisoj të ndihmojnë në përmirësimin e kushteve për të rinjtë që janë pjesë e futbollit.