Alaba: Koha ta bezdis Guardiolën

21 prill 2022 | 17:00

Real Madridi do të përballet me Manchester Cityn në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve.

Pak ditë para këtij dueli drithërues, mbrojtësi i ‘Los Blancos’ David Alaba ka një mesazh për Manchester Cityn e Pep Guardiolës.

Reprezentuesi austriak, ka punuar me trajnerin e ‘Qytetarëve’ Pep Guardiolën tek Bayern Munich.

Alaba nuk i ka kursyer lëvdatat për Guardiolën, por këtë herë është i detyruar ta mundë në fushë.

“Kohëve të fundit nuk kemi kontaktuar shpesh me Guardiolën, por do të jetë një kënaqësi të takohem me të. Kemi kaluar momente shumë të bukura te Bayerni. Por këtë herë ka ardhur momenti ta bezdis pak”, ka thënë mbrojtësi austriak, i cili po kalon formë mjaft të mirë tek gjiganti spanjoll, Real Madrid.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Hendbollistet e Istogut e kanë fituar ndeshjen e parë gjysmëfinale…