Alan Herndon, MVP i javës së dytë në basketboll

21 tetor 2025 | 15:09

Java e dytë e Superligës së Kosovës në basketboll, ka sjellë shumë sfida interesante.  Pas përfundimit të xhiros së dytë, Federata e Basketbollit të Kosovës, ka shpallur MVP-në e javës, si dhe pesëshen më të mirë.

GO+ Peja ka fituar në derbin e javës ndaj Golden Eagle Yllit, ku Alan Herndon kishte dyshifror të dyfishtë me 13 pikë e dhjetë kërcime, duke pasur indeksin 21, apo më të lartin në këtë sfidë.

Alan Herndon është shpallur MVP i javës së dytë. Ai është ndihmuar nga Malcolm Armstead me 18 pikë, tri kërcime e shtatë asistime.

Batin Tuna është dalluar te Trepça në fitoren e lartë ndaj Vëllaznimit me 24 pikë, dhjetë kërcime e gjashtë asistime.

Arian Azemi ishte më i miri te Sigal Prishtina në fitoren ndaj Borës me 19 pikë, pesë kërcime e nëntë asistime.

Lejson Zeqiri ishte më meritori për fitoren e Bashkimit ndaj Rahoveci 029. Zeqiri ka shënuar pesë pikë në fund të ndeshjes, derisa e mbylli ndeshjen me 17 pikë, dhjetë kërcime e një asistim.

May be a graphic of basketball and text that says '0.0 KOSONA ProCredit SUPERLIGA W ProCredit Bank ART kujtesa M JAVA02 JAVA 02 PIKE 13 wOrteN KERCIME 10 KASTRATI go+ PEJA 32 ALAN HERNDON'May be a graphic of text that says 'KOSOVIA ProCredit SUPERLGA WN :ProCredit :ProCreditBank Bank ART NOTION oToR kujtesa PRSC 27 PRISHTIN TEAD A オラ ARIAN AZEMI S LEJSON ZEQIRI BATIN 1 ALAN HERNDON MALCOLM ARMS ARMSTEAL eeT PEJA BASHKIMI J PEIA TOP TOPS02 5 JAVA 02 enee'

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Arda Guler, mesfushori turk i Real Madridit po vazhdon një…