Alarm i rrejshëm për bombë në Aeroportin e Prishtinës

29 dhjetor 2025 | 10:05

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me një alarm të rrejshëm për bombë në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”.

Sipas njoftimit zyrtar, më 28 dhjetor 2025, rreth orës 11:45, Policia ka pranuar një raportim për një mjet të dyshuar bombë në ambientet e aeroportit. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë relevante policore, të cilat kanë kryer kontrolle të detajuara në të gjithë zonën.

Pas përfundimit të kontrolleve, nuk është gjetur asnjë mjet apo send i dyshimtë. Me konsultim të prokurorit kompetent, rasti është iniciuar si “alarm i rrejshëm”.

Policia ka bërë të ditur se hetimet lidhur me këtë rast do të vazhdojnë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lipjani ka befasur me rezultatin e zgjedhjeve. Vetëvendosje ka fituar…