Alarm në Amerikë pas uljes së numrit të vaksinave të rekomanduara për fëmijët
Organizatat kryesore mjekësore në Shtetet e Bashkuara kanë ngritur shqetësime serioze pasi Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) kanë ulur numrin e vaksinave të rekomanduara për fëmijët, me vendim të administratës së presidentit Donald Trump.
Ndryshimi heq nga kalendari i vaksinimit rekomandimet për vaksinat kundër rotavirusit, gripit, sëmundjeve meningokokale dhe hepatitit A, në një kohë kur normat e vaksinimit janë në rënie dhe sëmundjet e parandalueshme me vaksina po shtohen në vend, raporton Aljazeera.
Shoqata Amerikane e Mjekëve dhe Akademia Amerikane e Pediatrisë paralajmërojnë se vendimi është marrë pa proces të plotë shkencor dhe mund të rrezikojë shëndetin e miliona fëmijëve.
CDC dhe sekretari i Shëndetësisë Robert F. Kennedy Jr. e mbrojnë vendimin, duke thënë se ai synon rritjen e besimit në shëndetin publik. Vendimi ka hyrë në fuqi menjëherë dhe ka hapur debat të fortë kombëtar mbi politikat e vaksinimit në SHBA.



