Alarm në ANP “Adem Jashari” – Punëtorja e mirëmbajtjes gjen “armë” të mbështjellë në tualet

09 korrik 2025 | 08:02

Nuk janë të rralla rastet kur në Aeroportin e Prishtinës raportohen situata të dyshimta që alarmojnë autoritetet, por ajo që ka ndodhur dje ka ngritur shqetësime serioze për sigurinë.

Një armë e dyshuar është gjetur në rrethana misterioze brenda tualetit të meshkujve në Aeroportin “Adem Jashari”, rreth orës 13:30, duke detyruar Policinë të ndërhyjë menjëherë. 

Sinjali mëson se arma ishte e mbështjellë me fasulet letre, e vendosur në mënyrë të dyshimtë në një nga qoshet e tualetit. Pasi e ka gjetur, punëtorja e ka raportuar menjëherë rastin, ku më pas në vendngjarje kanë dalë njësitë policore, të cilët kanë bërë fotografimin dhe sekuestrimin e armës.

Sipas të dhënave fillestare, arma e gjetur dyshohet të jetë imitim, me mbishkrimin “XIN SHIJI – Made in China”.

Për momentin, personi i dyshuar nuk është identifikuar, ndërsa njësia e hetimeve është duke analizuar kamerat e sigurisë brenda objektit, për të ndriçuar rrethanat dhe përgjegjësinë.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar si “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot, nga ora 11:00 do të vazhdojë seanca konstituive. Kjo…