Alarm në Korçë, rrethohet një zonë, dyshohet për mjet shpërthyes në një veturë

17 maj 2026 | 12:21

Policia shqiptare ka rrethuar një zonë në rrugën “Petraq Shomo” në Korçë, pasi kanë pranuar një telefonatë për praninë e një mjeti të dyshimtë.

Në këtë zonë, forcat policore kanë vendosur një perimetër sigurie, teksa po vijojnë veprimet për të kontrolluar mjetin e dyshuar në një veturë.

Sipas informacioneve paraprake që raportojnë mediat në Shqipëri, dyshohet për një pako të dyshimtë brenda një automjeti.

Ndërkohë, policia ka sekuestruar edhe pamjet e kamerave të sigurisë të bizneseve dhe banesave pranë zonës, me qëllim të zbardhjes së plotë të rrethanave dhe identifikimin e personave që mund të kenë lidhje me ngjarjen.

Forcat e policisë vijojnë kontrollet në terren, ndërsa pritet një njoftim zyrtar lidhur me rastin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot, më 17 maj, shënohet Dita e Dëshmorëve në Gjakovë,…