Alarm në Kosovë: Zjarret rrezikojnë jetë e pasuri në disa rajone (Video)

27 korrik 2025 | 10:48

Përgjegjësi i zjarrfikësve në rajonin e Prizrenit, Xhevdet Ibrahimaj në një lidhje direkte ne “Weekend” në Klan Kosova tha se zjarret po shkaktohen nga temperaturat e larta.

Sipas tij, zjarret po vijnë si pasojë e rrezeve të forta dhe xhamave të thyer në rrugë, e, më pak nga faktori njeri.

“Sot në qytetin e Prizrenit situata është e qetë, për momentin. Janë kanë disa fshatra dhe lagje të përfshira nga zjarri. Ne dje kemi dal në vend ngjarje së bashku me Policinë e Kosovës. Së pari kemi bërë evakuimin e qytetarëve për të parandaluar rreziqet”, tha Ibrahimaj.

Ibrahimaj bën të ditur se në ka dëme të mëdha në lagjet dhe fshatrat që pati zjarre.

Ai tha se rreziku ka qenë i madh, por arritën ta parandalojë atë.

Ndiqeni videon për më shumë detaje:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se në një…