“Sonte Rusia lëshon raketën bërthamore ndërkontinentale” – Ukraina paralajmëron shantazh ndaj NATO-s dhe BE-së

18 maj 2025 | 21:16

Inteligjenca ushtarake ukrainase ka paralajmëruar se Rusia planifikon të kryejë një stërvitje demonstrative, dhe lëshim të një rakete balistike ndërkontinentale RS-24 Yars natën e 18-19 majit.

Inteligjenca ukrainase vuri në dukje se qëllimi i lëshimit është të frikësojë Ukrainën dhe të ushtrojë presion mbi shtetet anëtare të BE-së dhe NATO-s, një taktikë e parë si pjesë e shantazhit bërthamor, transmeton Telegrafi.

“Një raketë e pajisur me municion stërvitjeje është urdhëruar të lëshohet nga një sistem mobil nga Regjimenti i 433-të i Divizionit të 42-të të ushtrisë ruse”, u tha nga inteligjenca mbrojtëse ukrainase.
Vendi i lëshimit është pranë fshatit Svobodny në Sverdlovsk të Rusisë, me municion stërvitjeje të planifikuar për përdorim.

Raketa me lëndë djegëse të ngurtë me tre faza ka një rreze veprimi që tejkalon 10,000 kilometra.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tre ditë, tre vende, qindra miliarda dollarë investime dhe një…