
Alarmohet Man City, Real Madrid përgatit deri në 150 milionë euro për yllin e tyre
07 tetor 2025
| 12:21
Real Madridi thuhet se po përgatit një ofertë sensacionale prej 150 milionë eurosh për mesfushorin spanjoll dhe lojtarin e Manchester Cityt, Rodri.
Mediat britanike raportojnë se oferta e Los Blancos për Rodrin mund të bëhet zyrtare verën e ardhshme.
Sipas raportimeve, Rodri, një ish-fitues i Topit të Artë, mund të bëhet një shtesë e rëndësishme për të forcuar më tej mesfushën e Realit për vitet në vijim.
Nga ana tjetër, City po përgatit një përmirësim të kontratës për 29-vjeçarin spanjoll.
Konkretisht, pritet që ata të përgatisin edhe një kontratë të re për Rodrin, e cila do të rrisë shanset që ai të qëndrojë në klub pas vitit 2027.