Alarmon doktori i njohur: Qytetarët duke tentuar t’i ulin D-dimerët po pësojnë gjakderdhje

05 maj 2021 | 21:36

Doktori Ilmi Olluri ka treguar se si qytetarët duke tentuar t’i ulin D-dimerët, po pësojnë gjakderdhje të mëdha.

“Brenda tre dite katër raste në gjendje të rëndë, me gjakderdhje për shkak të tentitimit që me çdo kusht të ulen D-dimerët”.

“Të nderuar pacientë, mos merrni antikoagulantë (Fraxiparin, Clexane, Xarelto) nese nuk keni trombozë, mos tentoni t’i ulni D-dimerët me antikoagulantë, antikogulanti vret nese nuk keni indikacion për ta marrë.(mos kallni jorganin për një plesht)”, ka shkruar ai në llogarinë e vet në “Facebook”.

Olluri ka theksuar se nëse e keni të vërtetuar trombozen, keni D-dimer të lartë, atëherë merrni antikoagulant sipas peshës trupore, duke u kordinuar nga eksperti i trombozave.

Pshtimi i plotë i tij pa ndërhyrje:

Kujdes, kujdes!

Brenda 3 dite katër raste në gjendje të rëndë, me gjakderdhje për shkak të tentitimit që me çdo kusht të ulen D-dimeret.

D-DIMERI NUK ËSHTË SËMUNDJE

(D-dimeri është një produkt i degradimit të fibrinës, një fragment i vogël proteine i pranishëm në gjak
Çdo gjendje, sëmundje që degradon fibrinen, rritë vleren e D – dimerit, pra jo vetëm tromboza)

Shumë sëmundje i rrisin D-dimeret! Për t’i ulë D-dimeret duhet të mjekohet sëmundja. E jo të merret antikogulanti, përjashtuar tromboza e vërtetuar!

Antikoagulanti nuk i ulë D-dimeret, por shëron trombozën dhe duke shëruar trombozën bie niveli i D-dimerit.

Të nderuar pacientë, mos merrni antikoagulantë (Fraxiparin, Clexane, Xarelto) nese nuk keni trombozë, mos tentoni t’i ulni D-dimeret me antikoagulantë, antikogulanti vret nese nuk keni indikacion për ta marrë.(mos kallni jorganin për një plesht)

Kur merret antikogulanti: 0,5 mg/ kg (fraxiparin clexan enoxaparin etj) peshë si dozë preventive apo 1 mg/kg dozë terapeutike. Jo të mirret 80 mg tri here në ditë për pacientin me peshë 65 kg.

Nese keni të vërtetuar trombozen, keni D-dimer të lartë, atëherë merrni antikoagulant sipas peshes trupore, të ordinuar nga eksperti i trombozave.
Nese nuk keni tromboze mos merrni dozën terapeutike.
Nese jeni i shtruar në shtrat, nese jeni para operacionit, nese jeni pas operacionit, nese udhetoni mbi 3 ore me automjet ose aeroplan, nese keni sëmundje të zemrës që duhet të mirret antikogulanti, etj. merrni!
Por kurrësese mos merrni antikogulant për t’i ulur D-dimeret sepse ato nuk ulen nëse nuk janë të shktuara nga tromboza. Madje nëse sëmundja që ka shktuar rritjen e tyre ekzacerbon D-dimeret rriten edhe nese jeni duke marrë antikogulant.

Është teper skandaloze që një të moshuare t’i jepen nga dy doza Fraxiparin 06 në ditë për një vit që t’i ulen D-dimeret!
Te moshuarit, shatëzënat nga muaji i 4-të, gjendejt pas operacionit, sëmundjet reumatizmale, sëmundejt e mëlçisë, sëmundjet malinje, streset fizike, infeksioni me virus siq është Covid19etj. rrisin D-dimeret, por ato nuk ulen me antikogulant. Nese një plak e bejmë te ri do të ulen D-dimeret, por kurrësesi me antikogulant. Nese një pacienti ia largojmë reumën ulet D-dimeri por kurrësesi me antikogulant.
Nese një shtatëzën lindë ose ndëpren shatëzanin i ulen D-dimeret, por kursesi me antikogulant (fraxi, clexan etj)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka “thumbuar” të parin…