Alarmon MABCO: Kompania me 2 % të aksioneve po i bllokon punimet, po rrezikohet i gjithë projekti i Aeroportit të Vlorës
Alarmon MABCO: Kompania me 2 % të aksioneve po i bllokon punimet, po rrezikohet i gjithë projekti i Aeroportit të Vlorës
Kompania zvicerane MABCO, që thotë se është zotëruese e 98% të aksioneve të shoqërisë VIA (Vlora International Airport), përmes një komunikate për media ka ngritur shqetësimin lidhur me situatën juridike, që sipas kompanisë po e rrezikon përfundimin e investimit strategjik të aeroportit.
Sipas kompanisë, një aksionar që ka vetëm 2% të aksioneve të kapitalit, ka arritur të bllokojë të gjithë vendimmarrjen dhe të paralizojë punimet.
MABCO gjithashtu potencon se ka vërejtur me shqetësim një varg vendimesh kontradiktore nga sistemi gjyqësore, që sipas kompanisë po përdoren për bllokimin e investimit.
Përveç betejës juridike, MABCO ka denoncouar veprimet, që i quan të njëanshme të aksionerit të minorancës, Valon Ademi (përmes “2A Group”), të cilat sipas MABCO synojnë paralizimin e punimeve në terren.




