“Alba Group” – histori suksesi në biznes dhe humanizëm
Një nga kompanitë më të suksesshme në Kosovë dhe rajon është pa dyshim “Alba Group”, e cila prej vitesh ka ndërtuar emër të madh në fushën e ndërtimit dhe industrisë.
Fillimet e saj ishin të thjeshta – me prodhimin dhe shpërndarjen e betonit nëpër Kosovë. Sot, kjo kompani njihet si një nga më të mëdhatë në vend dhe më gjerë, duke u shndërruar në simbol të zhvillimit dhe inovacionit në ndërtimtari.
Kullat binjake në Prishtinë – projekti më i madh në rajon
Para disa vitesh, në një kohë kur jo çdokush kishte guxim të ndërmerrte projekte kaq të mëdha, vëllezërit Sherif dhe Shema Ramuka, pronarët e “Alba Group”, nisën ndërtimin e një kompleksi banesor gjigant në Prishtinë, i cili sot njihet si kullat binjake – kompleksi më i madh jo vetëm në Kosovë, por edhe në rajon.
Përveç këtij objekti monumental, kompania ka realizuar edhe shumë ndërtesa të tjera moderne e të veçanta, që e dallojnë në tregun e ndërtimit.
Diversifikimi i projekteve – nga betoni në turizëm
“Alba Group” nuk është ndalur vetëm te ndërtimtaria. Ajo zotëron një fabrikë betoni, si dhe një nga hotelet më të bukur dhe më të vizituar në rajon – Hotel “Radika” në Mavrovë të Maqedonisë së Veriut, një destinacion i veçantë për pushues e vizitorë nga vendi dhe diaspora.
Projekti i parë i industrisë së rëndë pas luftës në Kosovë
Suksesi i kompanisë po zgjerohet edhe më tej me përfundimin e Fabrikës së Gëlqerës – një projekt i parë i industrisë së rëndë në Kosovë pas luftës, i realizuar nga “Alba Group”. Alba Lime Factory, me një lartësi prej 40 metrash, pritet të punësojë dhjetëra punëtorë të kualifikuar në fusha të ndryshme, duke kontribuar dukshëm në zhvillimin ekonomik të vendit.
Humanizmi – vlera që e dallon “Alba Group”
Përveç sukseseve në biznes, vëllezërit Ramuka njihen edhe për shpirtin e tyre human. Ata kanë qenë gjithmonë të parët kur ka pasur nevojë për ndihmë – duke ndërtuar shtëpi për familjet në nevojë, duke siguruar veshmbathje dhe ushqime, si dhe duke ndihmuar të sëmurët për trajtime shëndetësore jashtë vendit.
Kontributet e tyre humane shpeshherë kanë qenë më të mëdha se vetë ndihmat institucionale, duke u bërë shembull frymëzimi për komunitetin dhe bizneset e tjera në vend.
“Alba Group” është histori suksesi që vazhdon të shkruhet çdo ditë – në biznes, në industri, në turizëm dhe në humanizëm. Urojmë që rrugëtimi i saj të mos ndalet kurrë.





