Alba: Messi, lojtari më i mirë në botë

12 dhjetor 2017 | 10:36

Jordi Alba e ka cilësuar Lionel Messin si lojtarin më të mirë në histori të futbollit.

Mbrojtësi spanjoll këtë deklaratë e ka bërë menjëherë pas përfundimit të ndeshjes Villarreal-Barcelona, e ka fituar nga këta të fundit me rezultat 0-2.

Messi shënoi njërin nga dy golat për Barcelonën në këtë fitore. “Sa herë që unë e kam topin, gjithmonë shikoj se ku është Messi. Ai është lojtari më i mirë në histori të futbollit”, ka deklaruar Alba.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori sportiv i Bayern Munchenit, Hasan Salihamidziç, ka thënë se…