Alba: Në Paris nuk shkojmë për shëtitje

04 mars 2021 | 10:59

Barcelona realizoi një përmbysje të madhe mbrëmjen e kaluar në Kupën e Mbretit.

Ekipi katalanas, që kishte humbur 2-0 sfidën e parë në Andaluzi, triumfoi 3-0 falë kohës shtesë dhe kaloi në finalen e madhe. Një sukses i rëndësishëm që rrit moralin e djemve të Roland Koeman.

Mbrojtësi i krahut të majtë, Jordi Alba shkon edhe më tej, duke deklaruar se ëndërron një tjetër përmbysje, atë kundër PSG-së në Champions League. Kampionët e Francës fituan 1-4 sfidën e parë të raundit të 1/8-ve të luajtur në “Camp Nou”.

Të mërkurën e ardhshme zhvillohet sfida e kthimit në Paris dhe Jordi Alba “paralajmëron” Mbappe me shokë.

“Nëse sillemi në këtë mënyrë, mund të mposhtim çdo kundërshtar. Është e vështirë të kualifikohemi në Champions, por synojmë të shkojmë atje për të luajtur një ndeshje të mirë.

Koeman? Ne kurrë nuk kemi dyshuar te trajneri. Ai punon shumë mirë dhe ka ide të qarta. Që nga fillimi i ardhjes këtu, ai ka qenë i sinqertë me ne. Po bën një punë të shkëlqyer, më pas na takon ne të shfaqim vlerat tona në fushë“, deklaron Jordi Alba.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve, në…