Alban Hyseni: Ju ftoj të dilni masivisht në votim
09 nëntor 2025
| 10:46
Kryetari aktual dhe kandidati i LV-së për kryetar të Gjilanit, Alban Hyseni, ka ftuar qytetarët që të dalin e të votojnë.
Ai këtë mesazh e dha pas votimit në garën për balotazh.
“Mirëmëngjesi të dashur qytetar. Unë dhe Gafurja sapo shfrytëzuam të drejtën tonë për të votuar për të ardhmen e qytetit tonë. Ju ftoj të dilni masivisht dhe të merrni pjesë në këtë ditë feste për demokracinë”, ka thënë Hyseni.



